Baba e bir, janë në qendër të një historie njerëzore të medias turke këto ditë. Kjo nuk është një histori me zënka të zakonshme.
Ajo u zhvillua në muajin korrik të vitit të shkuar, ku në Turqi shpërtheu skandali i manipulimit të ndeshjeve të kampionatit.
Ngjashëm me skandalin e disa viteve më parë në Itali, në Turqi skuadra e Fenerbahçes akuzohej se kishte blerë disa arbitra. I dyshuari kryesor ishte presidenti i Fenerbahçes,
Aziz Yildirim.
Polici Mutlu Ekzioglu dhe
djali i tij tifoz i çmendur me Fenerbahçen, tifozët e të cilës kanë një rivalitet të madh me ato të skuadrës tjetër të të njëjtit qytet, Gallatasarajt, ishte drejtuesi i operacionit kundër manipulimeve në futboll si edhe ekzekutuesi i urdhrit për arrestimin e Presidentit të Fenerbahçes.
Pak minuta pasi lajmi u dha në media, ai merr një telefonatë nga i biri me këtë përmbajtje:
“Baba, thonë që është
arrestuar Presidenti i Fenerbahçes,
Aziz Yildirim”.
Kur i kthen përgjigje se është e vërtetë dhe se ai e ka
arrestuar djali e pyet:
“A ka të
arrestuar edhe nga Galatasaray”?
Babai: “Jo nuk ka”.
Djali i kërkon një nder
babait për skuadrën e tij të zemrës:
“A mund t’a lirosh Presidentin e Fenerbahçes për mua?”
Kur merr përgjigjen se kjo është e pamundur,
djali nuk i ka folur për një javë rresht
babait të tij. /objektiv.al/
Shtuar më 13/02/2014,
ora 11:36