"Nuk i fliste Griezmann dhe as i pasonte", ish-menaxheri akuzon Messin: Erdhi si yll për t'u shuar
Zëra të ndryshëm janë shtuar sa i përket “perandorisë Mesi” që është krijuar te Barcelona.

Ylli argjentinas ka dalë përtej funksiononit të tij të kuptueshëm në skuadrën gjigande të “La Ligas”.

Vetë prova e fundit e shkarkimit të presidentit Bartomeu është një tregues i qartë se Barcelona drejtohet vetëm një person dhe ai ndodhet në fushë, ndërsa të gjithë të tjerët janë vetëm emra që qarkullojnë në media.


Po ashtu edhe trajnerë që kanë qenë pjesë e Barcelonës, ku së fundmi ishte Setien, tregonin qartësisht se Mesi shkonte përtej detyrës së tij si futbollist, duke vendosur gjithçka për skuadrën.

Në një intervistë për “France Football”, ish-menaxheri i Antoine Griezmann, Eric Olhats ka akuzuar direkt argjentinasin.

Të gjithë janë habitur me rënien e formës së Griezman që erdhi si një yll i futbollit europian për t’u shuar te Barcelona.

Griezman shkoi te një klub ku Mesi përgjigjet për të gjitha. Është perandori i Barcelonës dhe nuk e priti mirë ardhjen e Griezman. E ka bërë të ndihet keq. Gjithmonë dëgjoja nga Antoine se nuk kishte asgjë me Mesin, por asnjëherë të kundërtën. Është rrëgjimi i terrorit. Je me të ose kundër tij. Në sezonin e kaluar kur u afrua Griezman, Mesi nuk i fliste dhe as nuk i pasonte. Krijoi një traumë të vërtetë që la gjurmë”, tha Olhats.
Shtuar më 10/11/2020, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori