Paralajmërimi ishte dhënë që në gusht nga ministri rus i Sportit, Vitaly Mutko, i cili kishte
deklaruar, “
Capello nuk merr pagën që para fillimit të Botërorit”. Më i pasuri i trajnerëve të përfaqësueseve me një pagë prej 8.45 milionë Eurosh në sezon, punon gratis prej 5
muajsh dhe tani po i soset durimi.
"Jam shumë pranë kufirit, shumë pranë", ka
deklaruar ish
trajneri i Milanit, Romës, Juventusit dhe Real Madrid, siç bëjnë të ditur mediat ruse.
Në këtë mënyrë Fabio
Capello i ka lëshuar një lloj ultimatum Federatës: Nëse nuk shlyhen detyrimet financiare,
trajneri italian mund të vendosë që të largohet nga drejtimi i kombëtares.
Pagën nuk e merr prej 5
muajsh, para se të niste aventura e dështuar në Brazil, por gjithsesi
Capello ka
deklaruar se shpreson që të gjendet shpejt një zgjidhje për këtë problem.
Paga e madhe e trajnerit të përfaqësueses është bërë prej kohësh objekt i polemikave dhe diskutimeve të ashpra në rusi. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2014,
ora 16:39