Ka qënë me të vërtetë
qesharake ajo çfarë ka ndodhur në një prej kampionateve të futbollit të botës arabe. Lojtari simulon në zonën e rreptësisë dhe
arbitri i ndeshjes menjëherë e çon dorën nga pika e penalltisë duke favorizuar skuadrën e lojtarit që simuloi.
Por sulmuesi është i ndershëm. E
humb kastile penalltinë në një mënyrë tepër
qesharake për të treguar se penalltia nuk ekzistonte.
Gjesti është përshëndetur nga futbollistët e skuadrës tjetër por është dënuar me karton të verdhë nga
arbitri. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2012,
ora 09:04