"Nuk jam i fiksuar pas Topit të Artë"
Përderisa ylli francez i Kombëtares së Francës, Antoine Griezmann, ka bërë të ditur se i dëshiron Topin e Artë, ai e ka theksuar se ky çmim nuk është qëllimi i tij i vetëm dhe kryesor.

“Dua ta fitoj Topin e Artë. A jam i fiksuar me të? Jo, ky është një problem për Francën. Njerëzve aty nuk u pëlqen kur ti kërkon diçka për vete, por unë jam krenar që jam i kandiduar dhe shpresoj se do ta fitoj”, tha fillimisht Griezmann.

“Natyrisht, ka njerëz të tjerë që mund ta fitojnë atë dhe e meritojnë, kështu që do ta shohim se çfarë do të ndodhë”, dekalroi sulmuesi i Atletico Madrid.
Shtuar më 21/11/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori