Nuk janë në Botëror, por do jenë më të shumtit në Rusi
Pëlqej
Edhe pse përfaqësuesja e SHBA nuk arriti të kualifikohej për në kampionatin më të rëndësishëm futbollistike, Botërorin, tifozët amerikanë kanë blerë më shumë bileta të Kupës së Botës se çdo vend tjetër.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë FIFA me anë të një publikimi në faqen e saj zyrtare ku thuhet se janë shitur plotë 2.4 milionë bileta për këtë kompeticion dhe tifozët që kryesojnë janë amerikanët.

Në fillim të kësaj jave, ishin 871 797 bileta që iu shitën tifozëve nga të cilat rreth 90 mijë u blenë nga amerikanët që nga muaji shtator.

Pas SHBA, numri më i lartë i biletave të shitura të Botërorit është shënuar në Brazil, vendi i skuadrës 5 herë kampione të botës me 72 512 bileta, më pas vijnë Kolumbia, Meksika, Argjentina dhe Peruja.

Ndërsa në vendin e kampionëve të botës, Gjermani, numri i biletave të shitura arriti në 62 541.

Në dhjetëshen e vendeve ku janë shitur më shumë bileta janë edhe Kina, Australia, Polonia, Suedia e Danimarka.

Ajo që të bën përshtypje është se në Angli, vendi që dallohet për tifozëri të zjarrtë janë shitur vetëm 32 mijë bileta për shkak të frikës që ekziston për shfaqjen e dhunës dhe abuzimeve raciste në Rusi. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2018, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori