Nuk kanë fund
problemet te Flamurtari. Vetëm pak ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Luftëtarit në të cilën kuqezinjtë do të tentojnë fitoren e parë, 2 lojtarë janë larguar nga kuqezinjtë për shkak të problemeve
financiare.
Bëhet fjalë për boshnjakun Semir Bajraktareviç dhe mbrojtësin grek Sarris. Dy lojtarët e mësipërm kanë prishur kontratën me klubin dhe janë larguar menjëherë nga Vlora.
Shkak janë bërë
problemet financiare dhe fakti që nuk kanë marrë asnjë lek që kur janë bërë zyrtarisht pjesë e skuadrës kuqezi.
Shtohen në këtë mënyrë
problemet për trajnerin Birçe për të hedhur në fushë një 11-she të denjë që mund të përfaqësojë siç duhet fanellën e Flamurtarit në këtë kampionat.
Shtuar më 20/11/2019,
ora 19:20