"Nuk jemi ndërtuar për të fituar Serinë A", Bonera tregon objektivin madhor të Milanit
Milani është duke kaluar një moment mjaft të mirë, teksa në fundjavë fituan dhe një ndeshje mjaft të vështirë ndaj Napolit, me rezultatin 1-3.

Kuqezinjtë vazhdojnë të mbeten në vendin e parë, me 3 pikë më shumë se Roma dhe 4 pikë më shumë se Juventusi.

Megjithatë trajneri i të rinjve të Milanit, Daniele Bonera, i cili zëvendësoi ndeshjen e të dielës Stefano Pioli, dëshiron t’i mbajë lojtarët dhe tifozët me këmbë në tokë, duke theksuar se ky Milan objektiv kryesor ka Champions League.

Gjithashtu ai shtoi se Milani nuk është i ndërtuar për të fituar titullin kampion.

“Ne nuk jemi ndërtuar për titull! Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e ardhshme. Objektiv kryesor kemi vetëm Champions League-n. Ka ekipe të tjera që janë ndërtuar për Scudetto!”- tha ndër të tjera Daniele Bonera.
Shtuar më 24/11/2020, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori