Nuk ka fitues, Arsenali barazon në shtëpi ndaj Sportingut (VIDEO)
Pëlqej
Arsenali barazoi sot kundër Sportingut të Lisbonës me rezultatin 0-0 në "Emirates Stadium", ndeshje e vlefshme për UEFA Europa League.

Pjesa e parë ishte një pjesë shumë e mirë për Arsenalin të cilët e dominuan atë që nga fillimi i saj.

Por, kjo ndeshje u karakterizua edhe më shumë ndërhyrje, sidomos nga lojtarët e Sportingut.

minutën e 29', Danny Welbeck detyrohet që të del nga ndeshja për shkak të një lëndimi të tmerrshëm që mori.

Në pjesën e dytë Arsenali prapë vazhdoi që të sulmoi.

Raste për të shënuar gol patën Smith-Rowe, Aubameyang por edhe Mkhitaryan por që nuk arritën që ti finalizojnë ato.

Për me keq, Arsenali mbeti edhe pa një lojtar në minutën e 75 pasi që u lëndua edhe veterani Lischsteiner.

Sportingu luajti ashpër në këtë lojë erdhi edhe të ndëshkimi me të kuq i Mathiue në minutën e 87' te ndeshjes, por në minutat e fundit Arsenali nuk arriti që të ndryshoi lojën dhe rezultati mbeti 0-0.

Pas këtij barazimi Arsenali renditet në vendin e 1 me 10 pikë, 3 më shumë se Sportingu i vendit të dytë.
Shtuar më 08/11/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori