Nuk ka fitues, Belgjika dhe Holanda ndahen në paqe (VIDEO)
Belgjika dhe Holanda kanë barazuar 1-1 në një ndeshje miqësore të zhvilluar në "King Baudouin Stadium".

Belgët kalojnë në avantazh që në minutën e 5' me anë të një supergoli të Dries Mertens.

Barazimi vjen në minutën e 27' me anë të Groeneveld.

Deri në fund të dyja skuadrat tentuan shumë që të dilnin në avantazh, por që nuk ja dolën dot mbanë.

Kështu të dyja skuadrat ndahen në paqe me një barazim 1-1. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori