Nuk ka fitues, Laçi dhe Partizani ndajnë pikët
Laçi dhe Partizani e mbyllën në një barazim pa gola, sfidën mes tyre për ndeshjen e javës së katërt në Kategorinë Superiore.

Ishin vendasit ata që kishin rastet më të pastra për këtë takim, por dy herë ndaj Xhixhës, dhe një herë ndaj Fangajt, portieri i “demave”, Alban Hoxha, mbajti të paprekur rrjetën.

Edhe ekipi i Skënder Gegës pati rastet e veta, kryesisht me goditjet standarte dhe ato nga jashtë zone, por edhe Selmani nga ana tjetër u paraqit në lartësinë e detyrës.

Në fund të dyja skuadrat ndanë nga një pikë për të dyja ekipet, me Laçin që vazhdon të mbetet i pamposhtur në këtë kampionat.
Shtuar më 16/09/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori