Nuk ka fitues në derbi, Tirana i merr një pikë në shtesë Partizanit (VIDEO)


Partizani flirtoi me fitoren në derbin kundër Tiranës, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-1.

Një ndeshje që nuk dhuroi shumë cilësi në fushën e lojës dhe ishte mjaft e pazakontë, pasi 5 futbollistë të “Demave” janë me COVID-19, ndërsa Adolfo Sormani nuk pranoi të drejtonte skuadrën nga stoli.

Pjesa e parë pati vetëm dyluftime të ashpra në fushën e blertë, por mungoi goli.

Pjesa e dytë nisi me ritëm tjetër dhe me më shumë raste drejt portave kundërshtare.

Ekipi vendas gjeti rrjetën me Cordeiron. Braziliani shënoi në minutën e 76′ pas një gabimi në mbrojtje të bardhebluve.

Kur mendohej se gjithçka do të mbyllej në favor të “Demave”, Muçi vendosi baraspeshën në Minutën e 92.

Një rrjetë që mund të vendosë shumë në fund të sezonit. 24 herë kampionët e vendit vazhdojnë me rezultate pozitive në derbi dhe mbajnë kryesimin.
Shtuar më 10/07/2020, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori