Nuk ka fitues, përfundon në paqe derbi turk
Pëlqej
Derbi turk në mes të Fenerbahces dhe Besiktasit ka përfunduar pa fitues, me rezultatin e barabartë 1-1.

Ka përfunduar njëri prej dërbive më të zjarrtë në Europë, në mes të dy skuadrave turke, Fenerbahces dhe Besiktasit.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Besiktasin të cilët edhe kaluan të parët në epërsi me Ryan Babel në minutën e 40' të ndeshjes.

Por, në pjesën e dytë Fenerbahce sulmoi më shumë dhe arriti që të barazonte rezultatin.

Ishte Andreë Ayew që shënoi për ta barazuar rezultatinminutën e 71'.

Me këtë barazim Fenerbahce ka vazhduar ecurinë negative këtë sezon dhe gjendet në vendin e 13 më vetëm 7 pikë, derisa Besiktas është në vendin e 4 më vetëm 11 pikë, por ka vetëm dy pikë më pak se lideri Istanbul Basaksehir me 13 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori