Nuk ka fitues, Unitedit dhe Arsenali ndajnë pikët (VIDEO)
Pëlqej
Manchester United ka pasur fat në ndeshjen e sotme kundër Arsenal pasi që barazoi në dy raste, në njërin prej të cilëve në pozitë të pastër jashtëloje.

Pjesa e parë ishte e barazpeshuar, por Arsenali ishte më mirë se Manchester United.

Se ishte kështu e treguan disa herë depërtimet e tyre brenda zonës se Manchesterit, por që mbrojtja vendase reagoi shumë mirë dhe arriti që ti shmanget golit.

Megjithatë në minutën e 26', Shkodran Mustafi merr një top të mirë nga goditja nga këndi nga Torreira duke shënuar golin e parë për mysafirët.

Reagimi i Manchester United ishte i shpejt. Ata filluan presionin dhe arritën të shënojnë në minutën e 30’të, pavarësisht se ishte një gol shumë i dyshimtë pasi që Andre Herrera dhe Rashford ishin në pozitë jashtëloje.

minutën e 67', Alexandre Lacazette shënoi por ajo që u pa në këtë gol ishte se Marcos Rojo nuk u ndëshkua me të kuq pasi që kishte ndërhyrë në francezin.

United barazon shumë shpejtë rezultatin me golin e Lingard në minutën e 68'.

Pas këtij barazimi United renditet në vendin e 8 me 23 pikë, ndërsa Arsenali në vendin e 5 me 31 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori