Nuk ka hapësira te Barcelona, Milani nis bisedimet me agjentin e Malcom
Milan po planifikon të bëjë një transferim të madh në verë.

Skuadra italiane po vazhdon interesimin për të transferuar Malcom nga Barcelona, shkruan "Calciomercato".

22-vjeçari nuk është përshtatur me ambientin katalonas dhe minutat e pakta të vendosura në dispozicion nga Valverde po detyrojnë brazilianin që të largohet gjatë merkatos së verës.

Milan ka filluar bisedimet me agjentin e Malcom, ndërsa Barcelona dëshiron 40 milionë euro nga shitja e tij.
Shtuar më 24/04/2019, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori