"Nuk ka klauzolë kafshimi për Suarez-in"
Pëlqej
U përfol se Luis Suarez kishte një klauzolë kafshimi në kontratë te Barcelona, por kjo gjë është thjesht një temë për mediat dhe asgjë më shumë. Presidenti i katalanasve, Josep Maria Bartomeu, gjatë një interviste për spanjollen "AS", ka konfirmuar se bomberi uruguajan është lojtar i Barcelonës me asnjë klauzolë të veçantë, siç pretendojnë mediat.

"Barcelona ka pasur kontakte që para Botërorit me Suarezin. Ai është në formën dhe në moshën e duhur për t’u bërë pjesë e klubit tonë. Nuk kemi asnjë lloj klauzole në kontratën e tij. Gjesti i tij ishte i momentit dhe i pamenduar dhe për atë kërkoi falje. Të jeni të sigurt se nuk ka asnjë klauzolë kafshimi siç pretendoni ju", deklaroi Bartomeu.


Shtuar më 06/08/2014, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori