"Nuk ka marrëveshje Real Madrid-Reus"
Shefi Ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka mohuar lajmin e botuar një ditë më parë në mediat spanjolle, sipa së cilave ylli gjerman Marco Reus ka arritur një marrëveshje me Real Madrid.


"Nuk ka asgjë të vërtet rreth kësaj", ka thënë Watzke, duke hedhur poshtë lajmin e puiblikuar një ditë më parë nga spanjollja "El Confidencial".

Lajmi është mohuar edhe nga vetë agjenti i Reus: "Kjo është absolutisht absurde", ka deklaruar Dirk Hebel, citon "Bild".

Borussia Dortmund i ka vendosur një klauzolë prej 25 milionë eurosh Marco Reus-it, shifër kjo e ulët për një futbollist të këtij labri dhe e përballueshme nga shumë klube me emër në Europë, mes të cilëve edhe Real Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori