Nuk ka më dyshime, Vidal mbërrin sot në Milano
Arturo Vidal është një hap larg gjetjes së skuadrës së re. "Luftëtari" kilien do të bëhet lojtar i Interit në orët e ardhshme, duke iu bashkuar sërish trajnerit Antonio Conte, me të cilin ka bashkëpunuar edhe te Juventus.

Sipas asaj që shkruan "Sky Sports", janë duke u zgjidhur vetëm detajet e fundit të marrëveshjes. Lojtari pritet të zbarkojë ditën e sotme në Milano dhe nesër të kryejë vizitat mjekësore.
Shtuar më 20/09/2020, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori