Nuk ka më vend te Brescia, Baloteli gati të transferohet në një skuadër jo të njohur
Mario Balotelli përfundimisht do të largohet nga Brescia..

Super Mario kishte disa probleme me klubin italian, derisa duket se këta të fundit nuk do ia falin veprimin e bërë.

Balotelli kishte fyer Brescian dhe kishte refuzuar të stërvitet, mirëpo më pas ishte rikthyer tek ta.

Por, sipas asaj që raporton Tuttosport, sulmuesi është shumë afër kalimit të CFR Cluj, një skuadër jo edhe shumë e njohur.

Skuadra rumune ka luajtur ndër vite nëpër Evropë, mirëpo është befasi nëse Balotelli transferohet këtë verë tek ata.
Shtuar më 04/08/2020, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori