Nuk ka paqe për Icardin, veprimi i fundit i tifozëve te Interit
Mauro Icardi ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit San Siro të enjten në mbrëma teksa së bashku me bashkëshorten e tij agjente Ëanda Narën ndoqën sfidën Inter-Rapid Viena e cila përfundoi 4-0 për zikaltrit.

Numri 9 nuk po luan për 3 ndeshje radhazi, edhe pse kontrollet mjekësore nuk kanë zbulluar asnjë problem.

Kundër Rapidit San Siro ishte thuajse bosh, por kamerat e fokusuan disa herë Icardin dhe sapo kjo gjë ndodhte, tifozët e paktë të pranishëm nisnin fishkëllimat, çka tregon se tashmë argjentinasi ka humbur mbështetjen e tifozerisë zikaltër.

Ndërkohë kur mbaroi ndeshja Icardi nuk takoi asnjë person duke dalë shuëmë shpejt nga San Siro.

Pak ditë më parë tifozët e Inetrit sulmuan me gurë makinën e Ëanda Narës me gurë, duke kaluar limitet.

Ajo shihet si pengesa kryesore që Icardi nuk po rinovon me Interin, madje Ëanda kërkon dhe rritje rroge por deri më tani asgje nuk ka ndodhur, teksa Reali dhe Juventusi janë gati ta afrojnë argjetinasin /albeu.com/

Shtuar më 22/02/2019, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori