Nuk ka qetësi për Icardin, sulmuesi nuk stërvitet me grupin në Lugano
Mauro Icardi ende është pjesë e zikaltërve, megjithatë kjo duket të jetë thjesht çështje ditësh. Të dyja palët kërkojnë të distancohen nga njëra-tjetra.

Antonio Conte duket se ka qenë i detyruar për ta grumbulluar në stërvitjet para sezonale, ku Interi ka udhëtuar drejt Luganos.

Argjentinasi ditën e sotme nuk ka zbritur në fushë për t’u stërvitur me shokët e skuadrës.

Një gjendje e cila rëndon situatën në merkato për Interin dhe lehtëson punën për skuadrat që pretendojnë shërbimet e tij.
Shtuar më 13/07/2019, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori