Nuk ka qetësi për Icardin, tifozët i dalin kundër me një mesazh
Një ndër grupimet ultras të tifozerisë së Interit, atë që qëndrojnë në tribunën veriore të San Siros, Curva Nord, nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim për Mauro Icardin, pavarësisht se argjentinasi është kthyer në fushë dhe shkëlqeu në mesjavë.

Me një komunikatë, Curva Nord ka konfirmuar qëndrimin e saj, duke sulmuar ashpër ish-kapitenin.

"Në pritje të ndeshjes së rëndësishme të dielën, përsëritim qëndrimin e Curva Nord dhe të frekuentuesve të saj. Nuk mund ta themi ne çfarë duhet të bëjnë apo nuk duhet të bëjnë tifozët e tjerë në San Siro. Nuk na interesojnë renditjet se kush është më i miri apo kush është më interisti.

"Për Icardin ne nuk kemi ndërmend të bëjmë ndonjë hap pas. Nuk mund të jetë ai e ardhmja e Interit. Duke refuzuar të luajë në disa raste me justifikime qesharake i ka bërë gropën vetes. Nuk është problemi ynë që ndonjë drejtues ka pasur luhatje në qëndrimin e vet, nuk na interesojnë përrallat në lidhje me çështje që tashmë nuk kanë më zgjidhje.

"Për ne ka marrë fund koha e 'do doja, por nuk mundem'. E kemi bërë të qartë qëndrimin tonë gjatë gjithë javës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë në mënyrat që na duken më të përshtatshme.

"Megjithatë, ne jemi tifozë. Në stadium shkojmë për të bërë tifozllëk për Interin, jo për t'i dhënë rëndësi më të madhe nga ç'duhet një figure me të cilin kemi shkruar prej kohësh fjalën FUND. Mos kini frikë, Icardi do merret në konsideratë... aq sa duhet. Ndoshta kush pret 90 minuta kore kundër tij do zhgënjehet, por nuk duhet ngatërruar e mira e Interit me hipokrizinë".
Shtuar më 06/04/2019, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori