Nuk ka të ndalur, Haaland thyen edhe një rekord në Ligën e Kampionëve
Erling Haaland vazhdon të shkëlqej me fanellën e Borusia Dortmundit.

Sulmuesi norvegjez ka shënuar golin e dytë në fitoren 2-0 të gjermanëve kundër Zenitit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ai tashmë ka të shënuar 12 gola në 10 ndeshje në garën më të madhe të futbollit.

Haaland kështu ka thyer rekordin për më shumë golashënuar në 10 ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve.

Këtë rekord më parë e mbanin Inzaghi, Kane dhe Mane që në 10 ndeshjet e tyre të para kanë shënuar nga 9 gola. /
Shtuar më 29/10/2020, ora 08:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori