Nuk ka vend te Reali, Jovic drejt Serie A
E ardhmja e Luka Jovic duket se është destiunuar që të jetë në Serie A.

Roma tani e ka identifikuar sulmuesin serb si një objektiv potencial në këtë afat kalimtar, raporton Calcio Mercato.

Giallorosët do të bëjnë gati ofertën për 22 vjeçarin nëse transferimi i Arkadiusz Milik nga Napoli dështon.

Madrid ka shprehur gatishmërinë për huazimin e Jovic për sezonin e ardhshëm mirëpo Roma po shpreson që ditëve të ardhshme të arrijë një marrëveshje përfundimtare.

Për sulmuesin e Real Madrid interesim pati shprehur edhe Milani.
Shtuar më 21/09/2020, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori