Nuk kaloi me sukses vizitat mjekësore, futbollisti "i ngec në derë" Juventusit
Ditën e djeshme Matia Perin ka mbërritur në Portugali, ku do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Benficën.

Por sipas "Football Italia", ky transferim mund të dështojë, dhe lojtari mund të kthehet sërish tek Juventusi. Shkak për këtë është bërë, një problem që 26-vjeçari ka shfaqur gjatë vizitave mjekësore.

Kjo ka bërë që drejtuesit portugez, të mendojnë përsëri kthimin e lojtarin tek kampionët e Italisë.

Ish-portieri i Genoas ka vuajtur një seri dëmtimesh në karrierën e tij, më së shumti duke duke dëmtuar ligamentet e tij. Gjithashtu kishte edhe dy operacione në shpatullën e tij të djathtë, në qershor të 2015-ës dhe në prill të këtij viti.
Shtuar më 18/07/2019, ora 20:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori