"Nuk kam ardhur për të mbledhur topa", ylli i njohur kërcënon Bayernin
Joshua Kimmich konsiderohet si një ndër talentet më premtues në Gjermani, dhe jo vetëm. Mbrojtësi i krahu t të djathtë të Bayernit në sezonin e fundit në pjesën më të madhe të ndeshjes e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna. Ai ka reaguar mjaft ashpër në një intervistë për mediat gjermane.

“Te Bayern nuk kam ardhur vetëm për të mbajtur topat, por për të luajtur. E dija se gjërat jo gjithmonë do të ecnin vaj, prandaj kurrë nuk kam menduar të largohem, por vetëm si të fitoj vendin tim”, ka thënë gjermani në një intervistë të fundit për gazetën “Welt”.

Trajneri Carlo Ancelotti nuk i ka dhënë shumë besim, dhe kjo mund të sjell dhe largimin e tij nga Bayerni. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2017, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori