"Nuk kam asnjë dyshim, Pogba do të qëndrojë te Manchester United"
Ole Gunnar Solskjaer është i qetë sa i përket spekulimeve për të ardhmen e Paul Pogbas. Norvegjezi është i sigurtë se mesfushori francez do të qëndrojë te "Djajtë e Kuq".

"Nuk kam asnjë lloj dyshimi se Pogba do të vazhdojë me ne në fund të verës këtu te Manchester United", tha Solskjaer.

Pogba nuk luajti në miqësore kundër Milanit, sipas Solskjaer për shkak të disa problemeve me shpin, ndërsa "El Chiringuito TV" raportoi se mungesa ishte për shkak se lojtari është lodhur me drejtuesit e “Djajve të Kuq” që nuk po e lejojnë t’i bashkohet ekipit të Zidanit.
"
“Mesiguri Pogba do të kthehet në stërvitje javën tjetër. Nuk është i lënduar, ka vetëm dhimbje dhe nuk kemi dashur të rrezikojmë me të. Do të duhej të ishte gati për ndeshjen kundër Chelseas, shtoi Solskjaer për Pogban.
Shtuar më 04/08/2019, ora 08:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori