Nuk kanë fund hallet për Conten, kësaj here era i prish makinën
Pëlqej
Antonio Contes iu shkatërrua makina gjatë një stuhie të fortë ere. Incidenti ka ndodhur në vendin e parkimit të qendrës stërvitore të Chelsea.

Një tavolinë qelqi goditi makinën e teknikut duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme duke i shkaktuar dëm me vlerë mijëra paund italianit.

Rasti mund të ishte fatal edhe për drejtorin e komunikimit të klubit, Steve Atkins, i cili ishte shumë pranë.

“Unë pashë Steve duke ecur drejtë makinës së Contes, pastaj papritmas ajo tavolinë e madhe ra me shpejtësi të madhe, duke bërë që qindra copa të vogla të shpërndahen kudo” , tha një nga pjesëtarët e stafit./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori