Paris Saint-Germain fituan me rezultat 2-1 ndeshjen e vlefshme për Super Kupën e Francës ndaj Olympique de Marseille.
Braziliani
Neymar ndihmoi klubin e tij duke shënuar golin e dytë në ndeshje, e fare në fund Dimitri Payët shënoi edhe golin e nderit.
Gjatë
ndeshjes pati konfrontime të shumta me lojtarët dhe njëri nga duelet më të shpeshta ishte ai mes
Neymar dhe Alvaro
Gonzalez.
Kjo nuk mbaroi me kaq ku pas
ndeshjes Gonzalez i tha Neymarit se do të jetë gjithmonë nën
hijen e legjendarit Pele, duke publikuar edhe një foto të tij me trofetë e Kupës së Botës.
Mirëpo,
Neymar kishte një përgjigjje menjëherë, duke i thënë: Dhe ju do të jeni gjithmonë nën
hijen time, unë ju bëra juve të famshëm”./
Shtuar më 14/01/2021,
ora 09:56