Skandali në "El Clasico", komunikimi i gjyqtarëve hedh poshtë vendimin e VAR: S'ishte penallti
Një skandal mund të dalë në skenë për “El Clasicon” sipas asaj që shkruan SPORT.

Prestigjozja pranë Barcelonës pretendon se penalltia e Sergio Ramosit nuk ishte, madje as gjyqtarët nuk e mendonin si të tillë.

Gjyqtari anësor i tha kryesorit se nuk ishte penallti.

VAR-i vendosi që penalltia të akordohej duke shkaktuar polemika në Spanjë për favorizimin e kampionëve në fuqi të vendit.

“Është faull i Ramos, është faull i Ramos”; raportohen të kenë qenë fjalët e asistentit para se të vendosej për penallti, pasi Lengle i tërhiqte fanellën mbrojtësit në zonë. Ato pamjë nuk kanë janë parë në sallën e VAR, vetëm ato ku mbrojtësi i Barcelonës tërheq fanellën, ndaj edhe u dha penallti.

Barca do të kërkojë të dëgjojë komunikimin ndërmjet gjyqtarëve kryesorë të takimit.

Ata do të çojnë një ankimim për vendimin e VAR-it dhe do të bazohen te komunikimi i gjyqtarëve.
Shtuar më 26/10/2020, ora 20:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori