Nuk kanë fund problemet për Nainggolan, hajdutët i vjedhin 150 mijë euro
Problemet për Raggia Naiggolan nuk kanë fund. I fiksuar pas makinave jetës së natës dhe kumarit, së fundmi belgu ka rënë viktimë e hajdutëve, që i kanë klonuar të dhënat bankare dhe i kanë fshirë 150 mijë euro nga llogaria e tij në bankën Mediolanum në Milano, shkruan albeu.com.

Megjithatë Nainggolan e ka denoncuar ngjarjen në polici para pak javësh,por denoncimi ka bërë të dalë sërish në dritë një pasion i Nainggolan, ai i të luajturit me shifra të mëdha në kazino.

Në gusht, pak para nisjes së kampionatit, belgu kishte luajtur shifra të konsiderueshme në kazinonë e Principatës së Monakos, ku natyrisht nuk është se ka dalë ndokush fitues. Në fakt, fitues në fund kanë dalë disa mashtrues dhe falsifikues çeqesh, të cilët kanë klonuar një çek prej 150.000 që në vend që të paguante humbjet e Nainggolan në kumar.

Ndërkohë ende asnjë reagim nga Interi, por dihet që jeta e 30 vjecarit jashtë fushave të blerta është mjaft e ndërlikuar. Kujtojmë se ai edhe kur luante tek Roma kishte të njëjtat probleme me kumarin dhe duhanin./albeu.com/
Shtuar më 21/12/2018, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori