Nuk kanë fund skandalet, zbulohet lidhja jashtëmartesore e Mourinho-s
Jose Mourinho ka përjeton kohët e fundit kriza të mëdha në aspektin profesional, por edhe sentimental.

Portugezi javën e kaluar u shkarkua nga posti i trajnerit të Manchester United, gjersa tani ka risi edhe në jetën private.

Në fakt, mediat angleze raportojnë për një lidhje jashtëmartesore me një bionde, 14 vite më të re në moshë se ai.

Sipas “The Sun”, 55 vjeçari Mourinho ka tetë vjet që është lidhje dashurie me 41-vjeçaren Prue Carter-Robinson.

Madje, kanë nisur të qarkullojnë fotografi të trajnerit me partneren sekrete duke shijuar udhëtime dhe vende luksoze nëpër botë.

Mbetet të shihet reagimi i Mourinhos, i cili është martuar me të dashurën e fëmijërisë, Matilde Faria që nga viti 1989.

Ndryshe, strategu edhe më parë ka zgjedhur heshtjen në lidhje me raportimet rreth një afere sekuale me Elsa Sousan.
Shtuar më 25/12/2018, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori