Nuk kanë fund telashet për Chelsea-n, talenti 18-vjeçar mbyll sezonin
Mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme sezoni për Callum Hudson-Odoi.

Sulmuesi 18-vjeçar i Chelsea-t ndaj Burnley-t 2-2 luajti ndeshjen e katërt radhazi si titullar, por një dëmtim tepër serioz, duke këputur tendinën e Akilit.

Talenti anglez la stadiumin me paterica dhe mësohet se do të operohet për të nisur më pas rehabilitimin për sezonin e ardhshëm.

Krahas ndeshjeve të Premier League dhe të Europa League, Odoi humbi edhe mundësinë për të luajtur me Anglinë në finalet e Nations League.

Për talentin angelz parashikohet një kohë e gjatë në infermieri dhe në skenarin më të mirë mund të kthehet në fushë në fund të këtij viti.
Shtuar më 23/04/2019, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori