Nuk kanë fund telashet për Grezdën, Gjykata skoceze dënon shqiptarin
Nuk ka qenë një sezon aspak i lehtë për Eros Grezdën në Skoci. Shqiptari u ble për 2 milion euro nga skuadra e Osijekut me shpresën e mirë që të bënte një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, por nuk ka gjetur veten.

Si të mos mjaftonin problemet që ka në fushën e lojës, shqiptari ka përfunduar dhe në gjykatën skoceze.

Gredës i është pezulluar patenta duke qenë se ka humbur pikët e saj. Ai ka pak muaj që jeton në Skoci, por duket se po vuan shumë me rregullat e qarkullimit. Gjakovari ka kaluar një semafor me dritë të kuqe dhe është paraqitur në gjykatë ku është shpallur fajtor dhe i është hequr patenta për 6 muaj.

Shqiptari duhet të paguajë dhe 350 paundë gjobë për këtë shkelje. Kjo nuk ishte shkelja e parë për të, pasi më herët kishte humbur dhe 12 pikë të tjera.
Shtuar më 21/04/2019, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori