Nuk kanë fund vlerësimet për Igli Taren, njihuni me të radhës
Pëlqej
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare është nderuar me çmimin “Scouting Leader” nga “Football Leader 2018”, për aftësitë dhe intuitën e tij në zbulimin dhe nënshkrimim me talentet e futbollit.

Keita, Milinkovic Savic, Felipe Anderson, Luis Alberto e De Vrij janë vetëm disa nga zbulimet e Igli Tares, që la pas në këtë çmim emra të rëndësishëm si Marino, Ausilio, Carnevale, Corvino e Giuntoli.

Edhe trajneri Marco Gianpaolo u vlerësua me çmimin “Pankina e Duhur” me motivacionin “trajner i dalluar për selljen “fair play”, duke qenë shembull edhe për futbollistët e tij.” Dyshes do t’u dorëzohen çmimet me 28 maj në Napoli. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2018, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori