Nuk kthehem në Itali
Sulmuesi italian i Manchester City, Mario Balotelli, hodhi poshtë spekulimet që flasin për mundësinë e transferimit të tij në Serinë A, ndërsa theksojë se do të refuzojë çdo ofertë, nëse një e tillë do të mbërrijë.

Një tifoz i deklaruar me Milanin, Super Mario theksoi në një intervistë në shtypin anglez se nuk do të largohet nga "Etihad Stadium" edhe nëse do të jenë kuqezinjtë ata që do t’i bëjnë një propozim.

21-vjeçari është vendosur shpesh në qendër të kritikave për stilin e tij të jetës në Manchester, por titulli kampion i fituar në mënyrë dramatike në javën e fundit të Premier League duket se ka forcuar raportin e sulmuesit me klubin.

"Do të qëndroj tek Manchester dhe do t’i them jo çdo oferte, edhe nëse ajo do të jetë nga Milani. Vitin e ardhshëm dhe për disa vite në vazhdim do të jem një lojtar i City", tha Balotelli për "The Indipendent".

Duke u përqendruar tek Europiani i Polonisë dhe Ukrainës, Balotelli theksoi se shqetësimi për temperamentin e tij është i tepruar.

"I ndiej shumë ndeshjet e kombëtares dhe nuk do ta lija kurrë Italinë me dhjetë futbollistë në fushë", theksoi sulmuesi. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2012, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori