Nuk kthehem në Spanjë
Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero ka konfirmuar edhe një herë se nuk ka ndërmend të braktisë radhët e klubit anglez, pas zërave të fundit që flisnin për një transferim të tij në Realin e Madridit në fund të këtij edicioni.

Futbollisti argjentinas iu bashkua Sitit në verën e kaluar nga Atletiko Madridi për një shifër prej 40 milionë eurosh, kurse në këtë edicion në 29 ndeshje të Premier League, ka shënuar 19 gola. Megjithatë, zërat për rikthimin e tij në Spanjë vazhdojnë, dhe transferta e mundshme u inkurajua sidomos nga vjehrri i tij, Diego Maradona, i cili kishte deklaruar se Aguero duhet të transferohej te Real Madrid.

Në pyetjen e gazetarëve anglez nëse ka diçka të vërtetë në zërat për rikthim në Spanjë, Aguero është shprehur: "Jo, nuk ka asgjë të vërtetë. E vërteta e vetme është se këtu ndihem i lumtur dhe jam i kënaqur me bashkëlojtarët e mi, por edhe me personelin tjetër në klub. Gjëja e vetme që më mbetet të bëj është të kënaqem duke luajtur futboll. Rrallë jap intervista për media", deklaroi Aguero.

"Nganjëherë më duhet të telefonoj gazetarët për të përmirësuar disa gjëra që thuhen, por nuk kam kohë të mohoj gjithçka që shkruhet për mua. E përsëris edhe një herë, këtu jam i lumtur dhe të gjithë bëjnë gjithçka që është e nevojshme për t’u ndjerë sa më komod", ka përfunduar Sergio Aguero. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2012, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori