Një lajm jo i zakontë ka ardhur nga Manchesteri UNited.
Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e tyre,
Wilfried Zaha që aktualisht luan me Crystale Palace, i cili ka bërë një deklaratë shokues për mediat.
Wilfried Zaha, ka folur haptazi rreth “ferrit” në Manchester
Unitedin dhe sesi qëndrimi në “Old Trafford” e kishte zhgënjyer dhe e kishte bërë të binte në depresion.
“Natyrisht, t’i bashkohesh Unitedit nuk është e lehtë, prandaj e pata të vështirë ta pranoj se nuk m’u dha rasti”, tha
Zaha për Sun.
Ai thotë se, megjithatë, nuk pendohet për kohën e kaluar në
United.
“Nuk pendohem për asgjë, sepse më ka bërë më të fortë. Ndiej sikur tani mund të përballoj gjithçka”, tha ai.
Ai zbuloi edhe arsyen pse mund të mos jetë paraqitur për gjigantin anglez.
“Kam kaluar nëpër shumë gjëra në
United dhe me Anglinë. Ka pasur thashetheme se arsyeja pse nuk po luaja për
Unitedin ishte sepse shkova në shtrat me të bijën e David Moyes, dhe askush nuk tentoi ta sqarojë këtë. Prandaj, po i luftoja djajtë me veten dhe këto thashetheme që e dija se nuk ishin të vërteta”, shpjegoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2018,
ora 09:42