Nuk mori pagesën për Sala, Nantes dërgon në FIFA Cardiffin
Emiliano Sala u zhduk mbrëmjen e 21 janarit në një aksident ajror ndërsa po fluturonte në kanalin e La Manshit, për të mbërritur në kryeqendrën e Uellsit, ku do të niste aventurën tek Cardiff.

Por Nantes ka bërë të ditur se i është drejtuar FIFA-s për të marrë këstin e parë 6 milionë euro nga klubi uellsian nga 17 milionë në total që u shit argjentinasi.

Të mërkurën e shkuar Cardiffi kishte marrë një paralajmërim për shlyerjen e këstit të parë, por me përfundimin e afatit Nantes i është drejtuar FIFA-s.

Cardiffi ka mbajtur një qëndrim të tillë pro respektimit të marrëveshjes, por pret përfundimin e hetimeve para se të nisë shlyerjen e detyrimeve.
Shtuar më 27/02/2019, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori