Nuk ndalet Interi, gati të transferojë edhe 4 lojtarë të tjerë
Interi po planifikon të bëjë katër përforcime para përfundimit të merkatos së verës.

Alexis Sanchez dhe Cristiano Biraghi janë shumë pranë nënshkrimit me klubin e Interit dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Drejtuesit nuk do të ndalen me kaq dhe planifikojnë që ta transferojnë njërin nga yjet e Barcelonës Rakitic ose Vidal për vijën e mesfushës. Përforcimi i katërt pritet të jetë Fernando Llorente.

Marotta dhe Ausilio po punojnë për transferimin e kilianit në “Giuseppe Meazza” dhe shpresojnë ta huazojnë atë këtë sezon me të drejtë blerjeje vitin e ardhshëm.
Shtuar më 22/08/2019, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori