Nuk ndalet Valdet Rama, shënon supergol në Gjermani (VIDEO)
Ish-futbollisti i Kukësit, Valdet Rama, është duke kaluar një formë të shkëlqyer në Ligën e tretë gjermane me skuadrën e Mepen.

Së fundmi, Rama ka shënuar një tjetër gol me këtë fanellë dhe bëhet fjalë sërish për një supergol.


Megjithatë nuk ishte e mjaftueshme pasi skuadra e tij u mund nga Kikers me rezultatin 3-2.


Rama shënoi golin e parë për skuadrën e tij kur rezultati ishte 2-0. Ai mori një top në hyrje të zonës dhe pasi u shkëput në të djathtë, provoi një parabol duke parë edhe daljen e gabuar të portierit. Megjithatë, ky gol nuk ka mjaftuar për skuadrën e tij.
Shtuar më 21/09/2019, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori