Nuk përmbahen, Neymar dhe Mbappe festojnë në tribunë triumfin ndaj Realit (VIDEO)
PSG ka mposhtur Realin me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.

Francezët në këtë ndeshje ishin pa treshen kryesore të sulmit, Mbappe, Neymar dhe Cavani, por ja dolën me sukses ti tregojë dhëmbët Realit.

Neymar është i përjashtuar edhe për një ndeshje tjetër, teksa dy të tjerët nuk luajtën për shkak të dëmtimive.

Por braziliani dhe francezi e ndoqën nga afër ndeshjen në "Parc des Prince".

Por si Neymar dhe Mbappe nuk i mbajtën dot emocionet duke festuar në tribunën VIP. /albeu.com/

Shtuar më 19/09/2019, ora 08:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori