Nuk përmbahet Ibra, godet me bërryl Alaban (VIDEO)
Përveç mjeshtërive të tij në fushën e lojës, Zlatan Ibrahimoviç është mësuar edhe me sjellje që nuk kanë shumë lidhje me botën e futbollit. Edhe mbrëmjen e djeshme gjigandi suedez demostroi anën e tij më të keqe teksa goditi mbrojtësin e Bayern Munchen David Alaba në ndeshjen kundër Austrisë.

Arbitri nuk e pa këtë veprim dhe nuk tregoi kartonin e kuq, por pritet që dënimin Ibra ta marrë nga UEFA.

Austri-Suedi, e vlefshme për Grupin G të Eleminatoreve të "France 2016" u mbyll në barazim 1-1. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori