Manchester
Unitedi po planifikon të shesë francezin Paul
Pogba verën e ardhshme, pasi ai nuk po gjen formën më të mirë.
Mesfushori francez po duron një sezon tjetër të paqëndrueshëm në Old Trafford dhe Ole Gunnar
Solskjaer ka filluar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e fundit të United me Pogban titullar.
Sipas ekspertit të transferimeve të talkSPORT, Alex Crooks, norvegjezi e ka kuptuar që
Pogba nuk mund të luajë së bashku me mesfushorin tjetër Bruno Fernandes.Si i tillë,
Solskjaer ka informuar Unitedin se
Pogba mund të shitet në
verën e vitit 2021.
"
Mendoj që plani i Unitedit është të përfitojë nga ai
verën e ardhshme", ka thënë fillimisht Crook.
"Ata shkaktuan një vit shtesë në kontratën e tij [deri më 2022] në fillim të këtij sezoni, por kjo ishte për të mbrojtur vlerën e tyre të shitjes për ta ndaluar atë të largohej si një transferim falas".
"Nuk
mendoj se kjo sugjeron domosdoshmërisht se ai është pjesë e planeve të tyre afatgjata.
Solskjaer duket se e ka kuptuar se nuk mund të luajë me Fernandes dhe
Pogba së bashku”.“Duhet të thuash që
Unitedi ka parë një skuadër shumë më të mirë pa të së fundmi, siç treguan në Goodison Park kur
Solskjaer me të vërtetë kishte nevojë për një fitore".
"Në fund të fundit, ai do të përfundojë në Real Madrid. Por shkaku i pandeminë dhe duke pasur parasysh mungesën e minutave në këtë sezon dhe krizën financiare që përfshin gjithë futbollin,
Unitedi mund të duhet të pranojë një tarifë shumë të reduktuar", përfundoi eksperti i transferimeve.
Shtuar më 12/11/2020,
ora 13:04