Nuk po ndërtohet stadiumi i ri, reagon Gjici: Po e pengon pushteti lokal (FOTO LAJM)

Presidenti i Kukësit Safet Gjici, në një postim pak minuta më parë në rrjetin social "Facebook" ka parashtruar një qëndrim të tij për sa i përket ndërtimit të stadiumit në qytetin verilindor, por edhe për problematika të tjera.

Numri 1 i Kukësit thekson se ndërtimi i stadimit, po mundohet të pengohet nga pushteti lokal. "Askush dhe asnjë nuk mund që të pengojë Kukësin që të ketë zhvillim ekonomik e social", shkruan Gjici. Investimi për impiantin e ri është në një bashkëpunim mes FSHF-së dhe qeverisë shqiptare.

Postimi i Gjicit ne Facebook:

"Përherë kam qenë dhe vijoj të jem i mendimit, se veprat mbeten, jo fjalët!

Ndaj, prej ditësh mbetem i shokuar nga fakti, sesi 3 nga investimet më prioritare për Kukësin, si rikonstruksioni i godinës së Spitalit rajonal, funksionalizimi i Aeroportit apo edhe ndërtimi i Stadiumit, po mundohet që të pengohen nga e pushteti lokal.

Në papërgjegjshmëri të plotë, në shkelje të ligjit dhe kundër interesit të banorëve të Kukësit, kjo bashki, që vetëm ka fjetur gjumë në 4 vite, po faktohet, se mendon e punon për interesa tërësisht të kundërta me interesin e Kukësit dhe kuksianëve.

Askush dhe asnjë nuk mundet që të pengojë Kukësin, që të ketë zhvillim ekonomik e social.

Institucionet shtetërore do të kenë reagim konkret për këtë situatë, duke vënë përpara përgjegjësisë çdo kënd që vepron në mënyrë të paligjshme dhe kundër Kukësit."

Shtuar më 22/02/2019, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori