Nuk po përshtaten në fushë, Griezmann darkon me Messin dhe Suarezin
Antoine Griezmann e ka pasur një fillim të vështirë në Barcelonë, veçanërisht me partnerët e tij në sulm. Megjithatë, francezi ka nisur t’i njohë më mirë ata edhe jashtë fushës.

Luis Suarez dhe Lionel Messi janë shokë të ngushtë edhe jashtë fushës tash e një kohë të gjatë dhe Griezmann është duke u përpjekur të gjejë vend në shoqërinë e tyre.

"Unë jam i turpshëm dhe aspak i mirë për të nisur biseda me njerëz. Nuk jam tip i personit që e nis i pari bisedën. Por, Leo, Luis dhe unë kemi filluar ta njohim njëri-tjetrin më mirë dhe kemi darkuar së bashku tashmë", tha Griezmann për UEFA.com.

"Lidhja jonë do të përmirësohet me kohë dhe është e qartë se ajo që do të ndodhë vetëm sa do të na bëjë të ndihemi më rehatshëm në fushë", shtoi ai.

Duke folur për aftësitë e Messit në fushë, francezi tha fjalë të mëdha për argjentinasin.

"Nuk do të shohim lojtar si ai në 40 vjetët e ardhshme. Çfarë bën ai është e pabesueshme. Është kënaqësi e vërtetë ta shohësh duke luajtur", përfundoi ai.
Shtuar më 25/11/2019, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori