Nuk po përshtatet në asnjë mënyrë me Barçën, Griezmann shumë afër largimit nga Camp Nou
Antoine Griezmann duket se nuk do të qëndrojë te Barcelona më shumë se edhe këtë edicion.

Sulmuesi francez iu bashkua katalunasve nga Atletico Madrid në verën e vitit të kaluar si një transferim i madh, por assesi nuk ka arritur të përshtatet me stilin e lojës së katalunasve.

29-vjeçari nuk është përshtatur me tre trajnerë si Ernesto Valverde, Quique Setien dhe as tani me holandezin Ronald Koeman.

Drejtuesit e klubit kataluans janë lodhur duke pritur lojtarin të shpërthejë dhe po mendojnë ta nxjerrin në shitje në janar.

Manchester United prej kohësh interesohet për lojtarin, por në garë për të është edhe skuadra franceze Paris Saint Germain.

Për momentin vetëm këto dy ekipe kanë shprehur interesim për ta pasur Griezmannin në radhët e veta, pasi janë dy skuadra që mund ta përballojnë pagën e lartë të tij.

Kampioni i shumëfishtë spanjoll është gati ta lejoj largimin e lojtarit nëse vije një ofertë mbi 85 milionë euro.

Gjithsesi më i mundshëm duket transferimi i tij te PSG pasi Griezmann shihet si pasardhësi i Mbappes në Parc de Princes, pasi francezi pritet të largohet nga kampioni aktual i Ligue 1 në afatin kalimtar veror.
Shtuar më 23/10/2020, ora 20:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori