Nuk pranoi zëvndendësimin, Chelsea dënon Kepa-n
Refuzimi që i bëri portieri i Chelsea-s, Kepa Arrizabalaga trajnerit Mauricio Sarri ka kaluar me një gjobë të lehtë për spanjollin.

Klubi londinez publikoi një deklaratë zyrtare, ku vuri në theks versionin e portierit dhe trajnerit, duke e paraqitur situatën si një keqkuptim mes palëve dhe jo si një refuzim që portieri bëri ndaj urdhrit të trajnerit.

Për këtë klubi vendosi t’i mbajë pagën e një jave Kepa-s dhe të ardhurat do të shkojnë për fondacionin e Chelsea-s.
Shtuar më 26/02/2019, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori