Nuk pritej, Buffon zhgënjen tifozët e Juventusit
300 ditë pas finales së Cardiffit, Buffon e ka të qartë se Real Madrid është mi i mirë se juventusi.

“E di, e di, e di edhe se jam 40 vjeç. Shpresoj se gjërat janë më ndryshe tani”, tha Gigi në një intervistë për Marca një ditë para ndeshjes me Realin.

“Gardiani” i “Zonjës së Vjetër” e përforcon deklaratën e tij duke theksuar se janë statistikat që flasin në favor të klubit madrilen.

Real Madridi është më i mirë se Juventusi. Nuk e them unë këtë, e thotë historia, rekordet, numrat, por pavarësisht kësaj, unë ende ëndërroj Ligën e Kampionëve, ëndërr e komplikuar për t’u realizuar. Besoj se mund të garojmë kundër Real Madridit, edhe pse ata kanë treguar gjatë historisë se kjo garë është disi speciale për ta, kanë diçka më shumë, janë më ndryshe0. Janë klubi më i madh në botë”, tha Buffon.
Shtuar më 02/04/2018, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori