Tifozët shtyjnë Griezmann drejt Barcelonës
Pëlqej
Pritja e vrazhdë që tifozët e Atletico Madridit ia bënë Antoine Griezmannit në ndeshjen e fundit e kanë shtyrë francezin edhe më pranë largimit nga klubi, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.

Griezmann lidhet me një kalim te Barcelona tash e një kohë, por thuhet t’i ketë thënë Atleticos se dëshiron të qëndrojë në klub edhe më tej.

Por, fishkëllimat e tifozëve në “Wanda Metropolitana” e kanë bërë të qajë, si dhe ta mendojë përsëri të ardhmen.

Shtuar më 22/05/2018, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori